Ndihmë për të dëmtuarit nga vërshimet në Shipkovicë

Shipkovicë, 6 gusht 2015 (Hajde!)Platforma qytetare “Hajde!” në bashkëpunim me fondacionin “Shoqëri e hapur Maqedoni”, sot donoi 1,4 ton ujë të pijëshëm për të prekurit nga vërshimet në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Qytetarët lokal të organizuar permes shtabit emergjent në teren po vazhdojnë me kërkimet për vajzën 6 vjeçare të humbur nga vërshimet, si dhe grumbullimin e informacioneve për nevojat e qytetarëve , si dhe po punojnë në pastrimin e rrugës.

Në fshatin Shipkovicë pothuajse nuk ka shtëpi të pa dëmtuar, 25 prej tyre janë të shkatëruara krejtësisht. Qytetarët lokal kanë nevojë për ujë, ushqime të konzervuara, për batanije, rroba për fëmi si dhe për ilaçe. Për çdo donacion preferohet konsultim me shtabin emergjent që gjendet ne mes të fshatit (Dashmir Sadiki, 070263087).

 

Fotot nga: Vanço Xhambaski